Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim shefin e vëzhguesve të Bashkimit Evropian të angazhuar për mbikëqyrjen e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 qershor 2017 në Kosovë, Alojz Peterle.
Me këtë rast, Peterle ia ka dorëzuar kryeparlamentarit Veseli Raportin për zgjedhjet, ku përfshihen gjetjet dhe rekomandimet e vëzhguesve nga Bashkimi Evropian.
Petrle tha se ka vendosur që raporti i vëzhguesve evropianë së pari t’i dorëzohet kryeparlamentarit Veseli.
Gjatë takimit me kryeparlamentarin Veseli, shefi i vëzhguesve evropianë ka inkurajuar Kuvendin e Kosovës që të bëjë reformën zgjedhore, e cila, sipas tij, duhet të ketë konsensus të gjerë politik.
Kryeparlamentari Veseli i ka falënderuar vëzhguesit e Bashkimit Evropian për angazhimin e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit në Kosovë.
Veseli theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës do t’i përfshijnë brenda sistemit politik dhe legjislativ rekomandimet e dala nga raporti i vëzhguesve të Bashkimit Evropian.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin, meqenëse vëzhguesit e Bashkimit Evropian do të jenë të angazhuar edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor në Kosovë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...