Nëna e një fëmije ka pranuar se e do më shumë qenin se familjen e saj.
Angela Garvin nga Britania e Madhe, në një emision televiziv, ka theksuar se e do më shumë qenin e saj bulldog francez, sesa burrin e saj Peter dhe djalin tyre 12-vjeçar, transmeton portali arbresh.info
Sipas saj dashuria me qenin është ‘e thjeshtë dhe e pakushtëzuar’.
“Është një lloj tjetër dashurie. Është e thjeshtë. Ai s’ka kushte, krahasuar me qeniet njerëzore”, tha ajo.
“Normal që e dua familjen time, por qenin e dua pak më shumë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka shtuar se që nga koha kur djali i saj u bë i pavarur, ajo ka ndjerë dashuri më të madhe për qenin./arbresh.info/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...