Rreth 1.3 milionë katolikë u dyndën për të takuar Papa Françeskun të shtunën në qytetin kolumbian të njohur si ‘qyteti i Pablo Escobarit’.
Gjatë turneut në Kolumbi, Ati i Shenjtë mbajti një meshë në Medelin, e cila në serialin ‘Narcos’ paraqitet si shtëpia e kokainës, transmeton portali arbresh.info
Papa ka kërkuar nga kisha që të braktis zonën e saj të rehatisë dhe të përballet me sfidat dhe procesin e paqes në Kolumbi.
Ati i Shenjtë ka kaluar udhëtimin e tij duke u lutur për pajtim pas një marrëveshjeje paqeje që i dha fund luftës civile kolumbiane gjysmë shekullore. Gjatë vizitës së tij në Kolumbi ai u takua edhe me familjarët e viktimave dhe ish-luftëtarët./arbresh.info/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...