Gjatë mbrëmjes së sotme në Stacionim e autobusëve në Prishtinë nuk vërehet fluks i qytetarëve për të cilët u raportua ditë më parë se po organizojnë të largohen nga Kosova përmes Beogradit.
Sipas deklaratave të tyre, thuhet se synim kanë pasur ikjen në vendet e Bashkimit Europian.
Por, aktualisht në stacionin e autobusëve në kryeqytet nuk verehet asgjë e tillë përveç linjave të rregullta të autobusëve.
Për një “valë të re të ikjeve” e ka demantuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha ka thënë për arbresh.info se nuk ka pas fluks të ikjeve të reja nga Kosova.
Arbresh.info ndodhet në stacion të autobusëve dhe ju sjell fotografi nga vendi.

OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren