I mandatuari për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë sot në hapje të seancës për votimin e Qeverisë se është i vetëdijshëm për të gjitha sfidat që ka Kosova.
Haradinaj tha se Qeveria e tij është e gatshme që t’i marr të gjitha këto përgjegjësi dhe t’i përballoj ato, shkruan arbresh.info.
“Është e vështirë, shëndetësia e arsimi s’janë mirë, bujku i Kosovës ndihet i lënë vetëm, të rinjtë vështirë arrijnë deri te një vend i punës ndërkaq për një femër kosovare bëhet dhe më e vështirë të arrijnë një vend punë. Sipërmarrësit sidomos ata të vegjël e kanë shumë të vështirë të përballen me konkurrencën. Marrim përgjegjësinë si Qeveri që t’i përballojmë këto sfida. Para vetës keni disa orientime programore mirëpo programin e Qeverisë do ta sjellim në afat të caktuar në seancën e radhës. Para se ky program të sillet tek ju dhe para se të votohet do to nën shtrohet një diskutimi publik me shoqërinë civile dhe me të gjithë ata që kanë interes”, u shpreh Haradinaj.
Ai kërkoi votën e deputetëve të Kuvendit duke thënë se për Republikën e Kosovës është tëper i rëndësishëm konsolidimi i rendit dhe ligjit.
“Për republikën e Kosovës është tepër i rëndësishëm konsolidimi i rendit dhe ligjit. Na pret shumë punë, Kosova rrezikohet nga rreziqet e vjetra dhe të reja. Kosova do të ndihet e sigurte vetëm si anëtare e NATO-s. Perspektiva ndërkombëtare e Kosovës është e vështirësuar. Anëtarësimi i Kosovës në institucione ndërkombëtare është përgjegjësi e jona. Kosovës i është stërzgjatur rruga për në BE. Kosova nuk shkon në BE, ajo bëhet BE duke zbatuar MSA-në dhe veprimet qeverisëse. Republika e Kosovës ka në themel flijime të shumta për liri”, është shprehur Haradinaj./arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...