Fituesja e medaljes së bronztë në “Pekini 2008”, Ekaterina Lisina është zyrtarisht femra me këmbët më të gjata në botë.
Libri i rekordeve të Guinnessit ka njoftuar sot (e premte) se Lisina është femra që ka këmbët më të gjata në botë, transmeton portali arbresh.info.

Ish sulmuesja qendrore e kombëtares ruse ka këmbën e majtë 132.8 cm, ndërsa këmba e saj e djathtë është 132.2 cm.
Lisina, e cila është e gjatë 2.23 cm, u pensionua nga basketbolli profesional në vitin 2014 duke filluar më pas karrierën si modele.

Të qenurit modele i lejoi asaj të thyej një tjetër rekord botëror si modelja profesioniste më e gjatë.
29-vjeçarja mban gjithashtu rekordin për basketbollistja më e gjatë në Rusi./arbresh.info/

Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...