Mandatari për Qeverinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ende nuk i ka marrë të gjithë emrat e kabinetit të tij, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se po bëjnë përgatitjet për seancën e nesërme, dhe thotë se do të mbahet pas dite.
“Është traditë që kur e thërret seancën grupi parlamentar, është traditë që me kërkesë të prezantohen qëllimet qeverisëse dhe lista e kabinetit. Por, unë ende nuk i kam të gjithë emrat,” është shprehur Haradinaj.
Kabineti i tij do të përbëhet nga ministra të PDK-së, AAK-së, NISMA për Kosovë, AKR-së dhe Listës Serbe.
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, një ditë më parë, i ka hapur rrugë edhe formimit të Qeverisë të dalë nga rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit./arbresh.info/
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...