Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët në Velipojë, deklaroi se ky është viti ku i jepet fund atij që e quajti “film” të kanabisit.
“Bashkimi Europian është i mirëinformuar për progresin që kemi bërë në luftën kundër kanabisit. Është progres i jashtëzakonshëm dhe ky vit e mbyll këtë film”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se me shumë mundësi, Emergjencat Civile do të kalojnë te Ministria e Mbrojtjes pasi “kanë nevojë për ristrukturim”.
Në lidhje me turizmin, Rama deklaroi se “ka shumë aspekte që kërkojnë adresim dhe besoj se vitin tjetër do të ketë një turizëm më cilësor në shumë aspekte”.
“Do të mbyllet problemi i derdhjes së ujrave të zeza në det. Është një investim jo i madh për hotelet. Nëse vazhdojnë të hedhin ujrat e zeza në det, nuk do të kenë mundësi të presin klientë. Do të ngremë një sistem pastrimi të ri për të gjithë vijën bregdetare, që do të ketë bashkitë partnere dhe nuk ua lë vetëm bashkive përgjegjësinë”, theksoi Rama.
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj