Futbollisti shqiptar ka kërkuar të largohet nga gjiganti londinez gjatë merkatos së fundit të transferimeve.
Ish mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi me Hector Bellerinin iu bashkuan sulmuesit Alexis Sanchez duke kërkuar të largohen nga Arsenali këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Derisa Bellerin dëshironte rikthimin te Barcelona që vazhdimisht kërkonte shërbimet e tij, mbrojtësi i Gjermanisë Shkodran Mustafi kërkonte të largohej nga skuadra e Arsene Wengerit që t’i bashkohet Interit në Serie A.

“Shkodran Mustafi kërkoi të largohet, gjë që i përshtatej Arsenalit sepse i krijonte mundësi për të zëvendësuar një lojtar për të cilin ata ishin të zhgënjyer sezonin e kaluar, por ata dështuan për të siguruar zëvendësuesin e tij”, ka zbuluar gazetari i BBC-së, David Ornstein.
Wenger ishte i gatshëm të lejojë një numër të madh lojtarësh të largohen, por vetëm largimi i Oxlade Chamberlain nuk ishte diçka e menduar nga trajneri francez./arbresh.info/
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare