Pas nënshkrimit të marrëveshjes qeverisëse mes Aleancës Kosova e Re me koalicionin PAN, brenda këtyre ditëve, kandidati për kryeministër të vendit nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj pritet të nënshkruaj marrëveshje edhe me Listën Serbe.
Kështu të paktën shpresojnë anëtar të koalicionit PANA.
Nënkryetari i AAK-së, Palë Lekaj, i ka thënë “Arbresh.info” se brenda dy dite do të arrihet koalicioni edhe me Listën Serbe.
“Me siguri që do të koordinohen punët, është grupi që do të komunikoj me të gjitha grupet parlamentare, këta që jemi në koalicion, dhe besoj që do të qartësohet gjithçka brenda një apo dy dite”, u shpreh Lekaj për “Arbresh.info”.
Sa i përket, thirrjes së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Lekaj tha se deri tash nuk ka asnjë datë të caktuar.
“Nuk e di besomë, nuk mund të japi kohë”, tha ai.
Ndryshe, të hënën AKR ka zyrtarizuar marrëveshjen qeverisëse me koalicionin PAN.
Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë nënshkruar marrëveshjen sipas të cilës, AKR-së do t’i takojnë pesë ministri dhe pozita e zëvendëskryeministrit, shkruan “Arbresh.info”.
Sipas kësaj marrëveshje, AKR do të udhëheq me këto ministri: Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Po ashtu, AKR do të ketë edhe shtatë zëvendësministra.
Ndërkohë, përveç kësaj, në marrëveshje specifikohet se AKR-së do t’i takoj posti i presidentit në mandatin e ardhshëm të tij, post të cilin do ta marrë lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, raporton arbresh.info.
“PAN dhe AKR-ja dakordohen që posti i presidentit të Kosovës t’i takoj AKR-së në mandatin e ardhshëm, pavarësisht mënyrës së votimit, qoftë përmes votimit në Parlament, qoftë përmes votimit të drejtpërdrejt nga populli. Kështu partitë që përbëjnë koalicionin PAN dakordohen që të mos kenë kandidat të tyre për president të vendit duke u obliguar që ta mbështesin kandidatin e AKR-së”, thuhet në marrëveshje./ Arbresh.info/ Gita Lushi
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...