Në korin e dënimit ndërkombëtar është përfshirë edhe Ankaraja e cila ka dënuar testimin e gjashtë bërthamor të Koresë Veriore, duke e akuzuar atë për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe rrezikim të paqes botërore, raporton Anadolu, transmeton portali arbresh.info
“Ne e konsiderojmë testin e bombës me hidrogjen të kryer nga Republika Popullore Demokratike e Koresë (DPRK) më 3 shtator 2017, totalisht në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar si dhe paqen dhe sigurinë rajonale, si një akt i papërgjegjshëm dhe provokues dhe e dënojmë atë në termat më të fortë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme turke.
Koreja e Veriut pretendoi se kishte shpërthyer një bombë të re hidrogjeni të dielën, duke konfirmuar dyshimet për testin e gjashtë bërthamor të shtetit të izoluar./arbresh.info/
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...