Vera është pothuajse në fund dhe përderisa po i themi dalëngadalë lamtumirë temperaturave të larta, ne poashtu po hedhim tutje ngadalë kombinimet dhe aksesorët që kanë përcaktuar këtë sezon.
Këtë vit kemi parë kombinime të ndryshme verore, por si duket aksesorët do të vazhdojnë të jenë në trend, sidomos modeli i çantave klasike, delikate e që janë freskuar e modernizuar sot. Edhe Rihanna ka ekspozuar një sërë të modeleve të tilla duke i përshtatur më së miri me stilin e saj.
Merrni në konsideratë modelin e çantës Celine, apo llojin si sirenë të kuqe, apo modelin e Marques ‘Almeida’ të kompletuar me një dorezë të ndashme. Ekzistojnë stile të ndryshme të kuletave tradicionale që kanë qenë shumë të dashura nga gjyshet tona e që me detaje printuese i japin një bukuri elegante. Për mbrëmje, Rihanna ka qenë ajo që ka kombinuar modelin e çantës me zinxhir nga Prada, që përputhej shumë mirë me detajet prej argjendi dhe veshjen e saj prej najloni.
Pra, në vazhdim hidhni një sy modeleve të ndryshme, unike dhe shumë interesante që do të dominojnë këtë vjeshtë./femra.net


Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt