Dy persona janë proceduar nga Policia e Shkodrës për trafikim automjetesh.
Uniformat blu kanë sekuestruar 5 automjete pasi dyshohet se janë trafikuar nga vendet e BE-së. Gjatë operacionit “Summer 2017” janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 automjete të dyshuara të trafikuara dhe me numër shasie të falsifikuar.
Gjatë fazës së zbatimit të këtij operacioni janë kontrolluar 919 mjete, 879 dokumentacione të automjeteve si dhe 1307 shtetas.
Gjthashtu, u kontrolluan dhe u verifikuan 22 shtetas me precedentë kriminalë, për tendencat në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe vjedhjeve, ndërsa nga sektori i Qarkullimit Rrugor janë vendosur 92 masa administrative.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...