Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka hedhur poshtë çdo mundësi për negociata diplomatike me Korenë Veriore, duke thënë se ‘bisedimet nuk janë përgjigjja e duhur’.
Ai këto komente i bëri një ditë pasi Pheniani lansoi një raketë balistike mbi Japoninë, transmeton portali arbresh.info
“Shtetet e Bashkuara kanë biseduar me Korenë Veriore dhe kanë paguar çmimin për 25 vjet. Bisedimet nuk janë përgjigjja”, shkroi Trump në Twitter.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë përgjigjje në lidhje me komentin e Trumpit në mediat sociale, megjithatë kur gazetërt e pyetën sekretarin e mbrojtjes së SHBA-ve, James Mattis, se a janë përjashtuar mundësitë diplomatike, ai ka thënë se ‘jo’.
“Ne nuk përjashtojmë mundësinë e zgjidhjes diplomatike. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar dhe për të mbrojtur interesat e vendin tonë”, tha Mattis.
Kombet e Bashkuara e kanë dënuar ashpër lansimin e raketës së fundit nga Koreja Veriore, duke kërkuar që vendi më i izoluar në botë të ndalë programin e saj të armëve bërthamore./arbresh.info/
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...