Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë

07:33 | 14 Mars 2015
Arbresh.info

Çdo vit, më 14 mars, mijëra njerëz mblidhen të festojnë për lumenjtë e botës dhe rëndësinë e mbrojtjes së tyre.

Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë është një ditë për të festuar fitore për mbrojtjen e lumenjve.

Kjo është një ditë për tu edukuar në lidhje me rëndësinë e lumenjve, për të edukuar njëri-tjetrin në lidhje me kërcënimet me të cilat përballen lumenjtë tanë, dhe të mësojmë në lidhje me ujin si një gjë shumë e rëndësishme për njerëzimin.

Ky aktivitet është ndërmarrë nga organizata International Rivers, e cila bën thirrje që të veprojmë sëbashku, pasi këto çështje nuk janë thjesht lokale, por në përmasa globale.

Ndryshe, një pjesë e mirë e lumenjve në Kosovë janë të ndotur dhe kjo ka bërë që shumë pjesë të tyre sidomos ato që janë afër zonave të banuara të mos jenë të përdorshëm.

Në Kosovë ka vetëm një impiant të ujërave të zeza dhe të gjitha ujërat tjera të zonave urbane po edhe rurale fatkeqësisht derdhen në lumenj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale