Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj akuzave që PDK i ka bërë sot kësaj partie, për sulm ndaj gruas së Blerand Stavilecit.
Sejdiu në një postim në Facebook ka shkruar se këto akuza janë për keqardhje dhe të pabaza, e që janë ndërhyrje në punën e organeve kompetente.
Sipas tij, ka mundësi që kjo situatë u inskenua me qëllime të këqija, e që nuk do të përbënte ndonjë risi.
Ja postimi i plotë:
Sulmi ndaj gruas së Blerand Stavilecit është akt qyqar e i papranueshëm. Aktet e tilla kriminale janë të dënueshme, prandaj organet e rendit dhe drejtësisë duhet urgjentisht të hetojnë këtë rast dhe të nxjerrin ata që qëndrojnë prapa tij.
Në anën tjetër, janë për keqardhje deklaratat e zyrtarëve të lartë të PDK’së që pa asnjë fakt akuzojnë VETËVENDOSJE!-n në lidhje me këtë rast, duke ndërhyrë në punën e organeve kompetente, që do të duhej sa më parë ta zbardhnin këtë akt kriminal. Ngutia e PDK’së për të akuzuar aktivistët e VV’së nuk përbën vetëm papjekuri të skajshme politike, por edhe lë hapësirë për dyshime rreth inskenimeve të mundshme qëllimkëqija, çka me siguri se nuk do të përbënte risi.
Ne ftojmë Policinë dhe Prokurorinë që sa më parë të gjejnë fajtorët dhe t’i vënë para përgjegjësisë, kurse ftojmë PDK-në që t’i japë fund akuzave të pabaza dhe tendencave për të nxitur konflikt në shoqërinë tonë.
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Apeli liron nga qelia rojen e sig...
Shefi i ushtrisë izraelite shpall vijën e tërheqjes si ̵...
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin