Të gjithë qytetarët e Bujanocit që jetojnë në mërgim, tash e tutje mund të regjistrohen nëpërmjet një aplikacioni për regjistrim të diasporës së kësaj komune.
Sipas zyrtarëve komunalë, regjistrimi i mërgimtarëve bëhet për të pasur transparencë si dhe për të mos lejuar manipulimin e qeverisë së Serbisë me numrin e shqiptarëve në komunë të Bujanocit.
“Është numër i madh i qytetarëve të Bujanocit që jetojnë në vendet e perëndimit por asnjëherë komuna si institucion nuk ka pasur databazë me numrin e qytetarëve të cilët jetojnë jashtë. Ata nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë dhe në këtë mënyrë janë krijuar kushte për të manipuluar me numrin nga ana e qeverisë”, ka thënë për televizionin publik, kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.
Sipas tij, mbajtja e lidhjeve me diasporën jep mundësinë e nxitjes së investimeve në vendlindje.
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...