Në kohën kur do të bëhet një vit që nga vdekja e Astrit Deharit, pritet që në Kosovë të kthehen nga Austria analizat e videove të kamerave të sigurisë në Qendrën e Paraburgimit të Prizrenit.
Kjo, për KTV-në, është konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, që ka thënë se kjo do të mundësojë vazhdimin e hetimeve.
Incizimet ishin dërguar në muajin shkurt në Institutin “IT Forensics BKA” për të vlerësuar autenticitetin e tyre, nëse ka pasur ose jo ndërhyrje në to.Prokurori Metush Biraj ka deklaruar se kjo është një analizë pak më e ndërlikuar, andaj duhet më shumë kohë.Incizimet që janë duke u analizuar janë nga 3 kamera të ndryshme, nga mesnata ndërmjet 4 e 5 nëntorit deri mëngjesin e 6 nëntorit. Astrit Dehari, që po dyshohej për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, vdiq pasditen e 5 nëntorit në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit.
Që nga ajo ditë, Prokuroria e ka hetuar vetëm pistën e vetëvrasjes, derisa familja Dehari insiston se ai u vra. Për këtë, Kuvendi vendosi që qeveria të paguajë shpenzimet për një hetim të pavarur, të cilin do ta zgjidhte familja.Por, kërkesa u refuzua me arsyetimin se familja Dehari zgjodhi një institut hetues në Zvicër, që nuk është vend i BE-së.
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez