Gërhitja nuk është vetëm një shfaqje e pakëndshme për ata që flenë pranë jush, por mund të jetë simptomë e disa problemeve serioze shëndetësore.
Zëri iritues, të cilin e prodhojmë derisa marrim frymë në gjumë, mund të ndikojë në çrregullimin e frymëmarrjes, përkatësisht shfaqjen e apnea në gjumë.
Studimet kanë dëshmuar se gërhitja është e lidhur me apnenë dhe mund të shkaktojë goditje në zemër, thonë kardiologët nga Universiteti në Karolinën Jugore.
“Studimi ynë ka dëshmuar se personat me apnea obstruktive në gjumë janë më të prirë për zhvillimin e formës agresive të formës së aterosklerozës, e cila mund të dërgojë në dobësimin e qarkullimit të gjakut dhe problemeve kardiovaskulare”, ka thënë udhëheqësi i studimit, doktor Jozef Shep. Personat me apnea ndihen të përgjumur edhe pas tetë ose dhjetë orë gjumë dhe shpesh dremisin në situata monotone.
Me kalimin e kohës mund të vijë deri te humbja e aftësive kognitive, probleme me koncentrim, memorie dhe të ngjashme. Tek ata ekziston rrezik më i madh nga goditja e trurit, ngritjes së presionit të gjakut dhe probleme me punën e zemrës, transmeton KosovaPress.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...