Rrepka ofron veti të shëndetshme për organizmin e njeriut.
Ja disa prej tyre.
REDUKTON KANCERIN
Rrepka përmban përbërës kundër kancerit. Po ashtu, është e pasur me vitamina C që veprojnë si antioksidues i fuqishëm për të parandaluar dëmtimin e brendshëm nga radikalet e lira, kështu reduktojnë rrezikun për kancer.
PËRMBAN FIBRA QË LUFTOJNË KAPSLLËKUN
Rrepka posedon sasi të madhe me fibra dhe kjo ndihmon në pastrimin e ushqimit të ngecur në zorrën e trashë. Po ashtu, përmban lëngje tretëse, që është mirë për sistemin tretës.
\PËRMBAN KALIUM QË RREGULLON SHTYPJEN E GJAKUT
Rrepka është burim për kalium, që kontribuon në dobi të ndryshme për shëndetin. Kaliumi ndërlidhet edhe me uljen e shtypjes së lartë të gjakut, sepse relakson enët e gjakut duke e përmirë- suar qarkullimin e gjakut.
PËRMBAN VITAMINA B PËR SHËNDETIN E LËKURËS
Fosfori, vitamina C, zinku dhe disa vitamina të kompleksit B janë të pranishme në rrepkë që janë të dobishme për shëndetin e lëkurës. Po ashtu, rrepka përmban ujë që po ashtu kontribuon në shëndetin e lëkurës.
Fillon aplikimi për certifikim të subjekteve politike e dorë...
MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Operacion antidrogë në Elbasan, shoqërohen 26 persona, sekue...
Tragjedi në Meksikë: Së paku 11 të vdekur nga rrokullisja e ...
Vie reagimi nga Berlini pas kërcënimeve të Trumpit për heqje...
Pentagoni konfirmon tërheqjen e 5000 trupave nga Gjermania, ...