Ato kanë tërhequr ose relativizuar deklarimet e bëra më parë në lidhje me përdhunimin. Familjarët Artonit dyshohen se kanë ushtruar presion mbi to.
Arton A., një banor 27 vjeçar i Zvicrës, me prejardhje nga Kosova, është dënuar të mërkurën nga Gjykata Kantonale e St. Gallenit me 4 vjet burg. Procesi për përdhunim të tri ish partnereve të tij po zgjaste që nga fillimi i qershorit.
I përballur me akuzën, ai, një person me trup të ushtruar, muskuloz, që nga fillimi ka kundërshtuar me konsekuencë atë që i ngarkohej: “Nuk jam përdhunues dhe po mbahem tepër gjatë në burg”. Për shkakun se mbrojtësi i tij kishte këmbëngulur që të tri vajzat që pretendohet se janë viktima të përdhunimit nga ana e tij duhet të paraqiten para gjyqit, procesi ka zgjatur rreth tre muaj, shkruan blick.ch.
Tri viktimat, njëra 24, e dyta 31 dhe e treta 20 vjeçe, nga lidhjet që kanë pasur me Artonin, kanë pësuar keq.
Ato janë rrahur rregullisht, ndonjëherë madje edhe janë bërë për spital. “Partneri” i tyre ua ndalonte të bënin makijazh ose të ngjyrosnin flokët, ua kontrollonte telefonat mobilë, u bënte vizita me qëllim kontrolli edhe në vendet e punës ose i përgjonte. E gjithë kjo për shkakun se sipas pikëpamjes së tij “kur të kesh një femër, ajo të takon ty!”.
Por, megjithëkëtë, ato kanë tërhequr ose relativizuar deklarimet e bëra më parë në lidhje me përdhunimin. Kështu, njëra prej tyre ka thënë së fundi: “Ai nuk më ka përdhunuar, unë gjithmonë kam dashur vet”. E dyta: “Ai ka pritur një vit deri sa më ka zhvirgjëruar. Ka qenë shumë i dashur”.
Lidhur me ndryshimin radikal të deklarimeve të tri viktimave, dyshimi shkon te familja e Artonit, përcjell albinfo.ch. Ajo, sipas gjyqtarëve dyshohet të ketë ushtruar presion ndaj tyre. Ata madje kanë ardhur nga Kosova për “t`i bindur” tri viktimat e përmendura.
Por, kjo nuk e ka ndihmuar shumë personi e akuzuar. Ndonëse në shkallën e dytë atij i është ulur dënimi për gjashtë muaj, ai megjithatë duhet të mbajë 4 vjet burg për përdhunim të shumëfishtë seksual. Veç kësaj, atij i është caktuar edhe trajtimi stacionar terapeutik.
Ndërsa Artoni vazhdon të këmbëngulë se po dënohet pa faj. “Nuk mund të tregoj pendim për diçka që nuk e kam bërë”, thotë ai.
Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen ...
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...