Në fshatin Nagavc të Komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet për asfaltimin e një përbrenda këtij fshati.
Mjetet financiare për asfaltimin e rrugës janë siguruar nga buxheti Komunal dhe qëllimi i asfaltimit të kësaj rruge është krijimi i kushteve më të mira infrastrukturore, për banorët të cilët jetojnë në këtë lagje.
Ecurinë e punimeve në asfaltimin e kësaj rruge nga afër i ka parë sot edhe Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe inxhinieri Sylejman Daka.
Gjatësia e rrugës është 450 metra , gjerësia 4.5 metra, dhe sipas përgjegjëseve të operatorit që është duke i kryer punime në këtë rrugë, përfundimi i asfaltimit të rrugës do të bëhet sot.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...