Ka marrë jetën e dhjetëra qytetarëve, që vdiqën nga plagët fatale që kanë marrë në këtë rrugë. Të rrezikuar ndjehen edhe punëtorët e lokaleve afër kësaj magjistrale.
Bajrush Osmani thotë se është dëshmitar i shtatë vdekjeve në rrugën Prishtinë-Podujevë. Ai fajtor për këtë e bën Policinë e Kosovës. Ndërsa, për Bekim Bucollin, fajet i ka ngarkesa e kësaj magjistrale.
Zgjerimi në katër korsi i kësaj magjistrale, që ka nisur në pranverën e këtij viti, nuk pritet të përfundojë të paktën në dy vitet e ardhshme. Qytetarët nuk presin stabilizim të gjendjes deri në përfundimin e saj.
Ndryshe, sot, mes lotëve dhe dhembjeve të mëdha, në mesin e mijëra njerëzve u varros 20-vjeçari Arzen Salihu, i cili të martën humbi jetën në një aksident trafiku.
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi