Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Kosova në fund të dialogut me Beogradin duhet të bëhet anëtare e OKB-së.
Ai në një intervistë për gazetën vjeneze “Der Standard” ka thënë se Kosova nuk duhet më të bisedojë për çështje teknike, veç se dialogu me mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së të shkojë në fazën finale ku Kosova do të fitojë vendin e saj në OKB, si dhe pranimin e Kosovës nga ana e Serbisë.
Sipas tij, ekzistojnë shtete në botë që nuk e pranojnë njëra tjetrën por të paktën nuk e bllokojnë anëtarësimin në OKB.
Hoxha ka thënë se derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet nuk mund të ketë proces të pajtimit në mes dy popujve.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...