Neymar është rikthyer në Barcelonë. Por jo, nuk është rikthyer për shkak se është penduar me largimin e tij, të paktën kjo dihet. Në fakt sulmuesi ka shfrytëzuar ditën e pushimit te Paris Saint Germaini për të vizituar ish shtëpinë e tij.
Diçka e tillë u konfirmua fillimisht kur motra e tij postoi një foto me të në rrjetin social Instagram te qyteti katalunas, transmeton portali arbresh.info. Menjëherë pas saj, Lionel Messi publiku gjithashtu në llogarinë e tij në Instagram një foto me të në shtëpinë e tij së bashku edhe me Luis Suarezin.
Përveç kësaj, për të treguar që nuk e ka humbur sensin e tij të humorit, në mbishkrim ka vendosur diçka në lidhje ne ‘Se queda’ (Ai qëndron) të Piques duke shkuar: “Ai është rikthyer”.
Luis Suarez shpërndau të njëjtën fotografi, megjithëse pa ndonjë koment./arbresh.info/

20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...