Kërkimi për shoferin që vrau 13 persona javën e shkuar në Barcelonë është zgjeruar përgjatë Evropës, njoftojnë zyrtarët katalanë.
Policia thonë se tashmë e kanë konfirmuar identitetin, por nuk do ta zbulojnë emrin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Por zyrtari katallan Joaquim Forn tha për radion lokal: “Çdo gjë sugjeron që shoferi i furgonit është Younes Abouyaaqoub”.

Autoritetet thonë se nuk mund të përjashtojnë mundësinë që ai të ketë kaluar kufirin për në Francë.
Pamjet e reja të CCTV duket se e tregojnë atë duke ikur nga skena e sulmit në këmbë.
Tre imazhe në gazetën El Pais thuhet se tregojnë njeriun duke ecur nëpër tregun e La Boqueria, me syze dielli, ndërsa ai kalon njerëz të tjerë duke u larguar nga Las Ramblas./Arbresh.info
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...