Albërie Hadërgjonaj në një bashkëbisedim me fansat në Instagram rrëfeu se nuk ka një mashkull të ri përkrah.
‘S’kam të dashur. Po e shoh që të zgjedh një të mirë.Po jam shumë rehat kështu, s’kam kohë të gjej të dashur. Duhet të punoj, të bëj lekë njëherë.’-rrëfeu këngëtarja duke zbuluar edhe angazhimin e saj të ri në SHBA.
Hadërgjonaj tregoi se punon me një kompani imobiliare dhe ndodhej në Hamptons, një prej vendeve më të shtrenjta dhe më luksoze në SHBA, për të parë disa shtëpi ndërkohë që pushonte dhe argëtohej me miqtë e saj.
‘Domethënë përveçse për ta shijuar, kam ardhur të bëj biznes në Hamptons. Këto shtëpi kushtojnë miliona dollarë kështu që më uroni fat!’- u ka thënë ndjekësve këngëtarja.

Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare