Sulmuesi i ri Kylian Mbappe është harruar nga skuadra e Monacos për udhëtimin te Metz për ndeshjen e klubit në Liga 1 të nesërmen në mbrëmje.
Kjo është hera e dytë brenda javës që adoleshenti sensacional Mbappe lihet jashtë skuadrës startuese të Monacos për ndeshjet në Liga 1, pasi sulmuesi ishte në bankinë edhe gjatë fitores së skuadrës së tij 4 me 1 ndaj Dijonit në vikend, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, të qenurit në bankinë kishte një tjetër kuptim, por të qenurit plotësisht jashtë skuadrës së trajnerit Leonardo Jardimit duket diçka plotësisht ndryshe.
Pas sezonit të shkëlqyer te Monaco vitin e kaluar, Mbappe është kërkuar për transferim thuajse nga çdo klub i madh në Evropë Ligë.
Derisa Real Madridi, Arsenali dhe Manchester City janë parë si klubet favorite për nënshkrimin e tij në këtë merkato, Paris Saint Germain kryeson listën pasi është e gatshme të ofrojë 180 milionë për reprezentuesin francez./arbresh.info
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...