Parlamenti i Iranit ka votuar në favor të rritjes së investimeve në mbrojtjen raketore dhe programet e operacioneve të jashtme me më shumë se 500 milionë dollarë.
Projektligji, që ka marrë një numër enorm votash, është përgjigje ndaj sanksioneve të fundit të SHBA-ve ndaj Iranit, transmeton portali arbresh.info.
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione pas një prove të raketave balistike në janar.
Teherani thotë se kjo shkel marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të cilën Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka quajtur “më e keqja ndonjëherë” dhe ka kërcënuar të heqë dorë.
Legjislacioni iranian duhet të kalojë një votim të dytë përpara paraqitjes për miratim përfundimtar.
Deputetët iranianë bërtisnin “vdekje për Amerikën” pasi kryetari Ali Larijani njoftoi rezultatet e votimit.
Nga anëtarët e pranishëm, 240 parlamentarë nga 244 votuan në favor të miratimit të ligjit./Arbresh.info
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për shen...
Tensione me Iranin, SHBA dislokon aeroplanë luftarakë në Por...
Moti sot i ftohtë në Kosovë
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash