Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka konfirmuar sot se Serbia ka dërguar zyrtarë të vetë për të ushtruar presion ndaj shteteve për pranimin e Kosovës në UNESCO, transmeton portali arbresh.info.
“Këta nuk janë delegatë që do të zgjidhnin probleme, që mund të bëhen dilema. Ju duhet të tregoni se për çfarë bëhet fjalë. Nëse nuk e keni vizituar Uzbekistanin për 25 vjet, ne nuk mund të presim që ajo të votojë kundër Kosovës në Unesco”, sqaroi Daçiq .
Ai ka thënë se është duke u zhvilluar një aktivitet i fortë diplomatik, kur vjen puna për të lobuar në mesin e shteteve anëtare të OKB-së kundër pranimit të Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm.
“Serbia është duke lobuar në mesin e shteteve anëtare të OKB-së kundër pranimit të Kosovës në UNESCO”, citohet nga mediat serbe kryediplomati.
Daçiq ka theksuar që ai së bashku me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jenë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të vazhdojë presioni diplomatik për çështjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO./Arbresh.info
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit