Sipas shumë raporteve, Real Madridi tani i është bashkuar garës kundër Barcelonës për anësorin Ousmane Dembele.
Interesimi rreth sulmuesit francez vjen pas super sezonit të tij te Borussia Dortmundi në Bundesliga, transmeton portali arbresh.info. Gazeta spanjolle ‘AS’ raporton që Real Madridi është duke kërkuar të riun e Dortmundit duke rivalizuar Barcelonën në këtë garë.
Barcelona ishte klubi i parë që identifikoi anësorin francez si një zëvendësues të Neymarit, i cili iu transferua për 222 milionë euro te Paris Saint Germaini.
Javën e kaluar, raporte të ndryshme pohuan që Borussia Dortmundi ka refuzuar ofertën fillestare nga Barcelona në ditën e njëjtë kur Dembele nuk u shfaq në stërvitje te klubi në Bundesliga. Megjithatë, Barcelona nuk është e përgatitur për tu ndalur këtu dhe pritet që ata të rikthen me një ofertë më të madhe.
Real Madridi është klubi i dytë në këtë garë dhe thuhet të jetë shumë i interesuar në reprezentuesin francez.
Sidoqoftë, sipas gazetarit Gerard Romero të ‘RAC1’, sulmuesi preferon transferimin në Barcelonë./arbresh.info
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...