Kafja është një nga ‘domosdoshmëritë’ në jetën portugeze, italiane, së fundmi edhe shqiptare. Në shumë vende të botës kafja pihet në mëngjes, në mënyrë që të ndihmojë për marrjen e energjisë së mjaftueshme gjatë ditës.
Konsiderohet si pije me disa efekte pozitive mbi shëndetin, por niveli ushqyes i saj mund të jetë shumë më i vogël në krahasim me disa pije tjera që japin po aq energji, transmeton portali arbresh.info
Në këtë rast ia vlen të përmendet kombucha, pije e modës dhe burim i energjisë. Por, përveç kësaj, është një burim i pashtershëm i të mirave për shëndetin.
Ky lëng nga herbat ka përmbajtje të lartë të vitaminave dhe mineraleve, shkruan Bussines Insider.
Dhe kur jemi te energjia dhe vlerat ushqyese, në dietë patjetër duhet të shtohen edhe farat chia.
Një tjetër lëng që është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, është edhe lengu i shegës, që jep energji po aq sa edhe kafja.
Nëse qëllimi është ruajtja e niveleve maksimale të energjisë, atëherë pijet më të mira janë çaji jeshil dhe çaji i zi, të cilat gjithashtu kanë një ndikim shumë pozitiv për shëndetin./Arbresh.info
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...