Rinat Bakiyev, shtetas rus, anëtar i grupit terrorist “Shtetit Islamik” (IS), është arrestuar në krahinën turke Adana, njoftojnë mediat turke.
Bakiyev u arrestua ndërkohë që po përpiqej të ulte një dron, i cili fluturonte nga baza ajrore Incirlik, transmeton portali arbresh.info.
Duhet të theksohet se Siria ka vuajtur nga konflikti i armatosur që nga marsi i vitit 2011, i cili sipas Kombeve të Bashkuara ka marrë më shumë se 500,000 jetë.
Militantë nga grupe të ndryshme të armatosura janë duke u përballur me trupat qeveritare siriane. “Shteti Islamik”, Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG) dhe Partia e Bashkimit Demokratik Kurd (PYD) janë grupet terroriste më aktive në Siri./Arbresh.info
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon