Njëra ndër anëtaret më të reja të Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, nën përcjelljen e lartë të sigurisë aktualisht po qëndron në selinë qendrore të kësaj partie.
Vetura në të cilën ishte ish-gazetarja Xharra po shoqërohej nga një veturë e Policisë së Kosovës, raporton arbresh.info, e njohur si mbrojtje e afërt.
Xharra ka qenë shpesh e kërcënuar për shkak të raportimeve si gazetare, dhe së fundi edhe qëndrimeve të saja politike.
Pas aderimit në PDK, ajo ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike nga persona të panjohur.
Në seli të PDK-së është parë të ketë hyrë edhe deputeti Elmi Reçica./arbresh.info/
Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinier...
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...