Shkrimtarja britaneze, Naomi Hamill në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të promovojë romanin e saj “Si të jesh Nuse Kosovare”.
Ngjarja e romanit është e vendosur në Kosovë dhe trajton jetët e dy vajzave të reja në Kosovën e ditëve moderne. Romani shpalosë historinë, kulturën, rrëfime për luftën si dhe vështrim të jetës së femrave moderne kosovare.
Naomi Hamill është kryetare e organizatës Manchester Aid to Kosovo (MaK), organizatë kjo e cila që nga viti 1999 e ka mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës, përcjellë KultPlus.
Promovimi i romanit “Si të jesh Nuse Kosovare” do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më datë 11 gusht, në orën 15:00.
Naomi Hamill, gjatë këtij promovimi do të lexojë pjesë të romanit të saj, si dhe në fund do të mund t’iu përgjigjet pyetjeve tuaja.
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...