Nesër në ora 11:30 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë promovohet libri i zëvendës ambasadorit të Kosovës në Gjermani Astrit Zemaj me titull “Evropa në udhëkryq, Lindja dhe ngritja e Rajhut të Tretë në Gjermani, 1918-1939”, shkruan arbresh.info
Përmes këtij libri autori sjellë studimin e gjendjes në Gjermani nga këndvështrimi politik, ushtarak dhe ekonomik, ndërmjet dy luftërave botërore, 1918-1939.
Libri i autorit Zemaj, që para pak ditësh doli në tregun e librit, përbëhet nga gjithsej nëntë kapituj dhe përgjatë tyre analizon sfondin e përgjithshëm dhe dinamikat politike, ekonomike dhe diplomatike, që çuan në shkatërrimin e Republikës së Vajmarit dhe në kapjen e shtetit gjerman nga Adolf Hitleri dhe Partia Nacionalsocialiste.
Autori përmes librit të tij vë në spikamë Marrëveshjen e Versajës dhe ndjenjën e përuljes që ajo shkaktoi në Gjermani, krizën ekonomike, trazirat dhe përplasjet kronike politike, si dhe çorientimin e diplomacisë së fuqive të mëdha të kohës, që për pasojë kishte indiferencën ndaj zhvillimeve në Gjermani./arbresh.info/

Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...