Kombëtarja e Holandës është kampione e Evropës në konkurrencën e femrave. Holandezet shënuan fitore me rezultat 4:2 ndaj Danimarkës, në finalen e cila u zhvillua në stadiumin “De “Grolsch Veste” në Holandë.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme, mbi 28 mijë shikues, panë lojë të bukur e gjashtë gola, si dhe triumfin e futbollisteve të Holandës.
Miedema (10’ e 89’), Martens (28’) e Spitse (51’) shënuan për fitoren e Holandës, kurse Nadim (6’) nga penalltia) e Harder (33’) realizuan për Danimarkën. Ky është një sukses i madh për vashat holandeze, ndërsa danezet edhe pse avancuan të parat, nuk arritën të ruajë rezultatin deri në fund.

Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...