Një i ri, me banim në Kosovë është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi gjatë natës ka ndodhur një sherr i cili ka degjeneruar në dhunë fizike e përdorimin e mjeteve të forta nga ana e 23-vjeçarit kundrejt bashkëshortes dhe familjes së saj, me të cilët ndodheshin për pushime.
Komisariati i Policisë Sarandë:
Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.G., 23 vjeç, banues në Kosovë, pasi rreth orës 04. 30, në lagjen Nr. 1, Sarandë është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes V.G., 21 vjeçe, dhe vjehrrit të tij, E.G., 48 vjeç, banues në Prishtinë.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Zh., 17 vjeç, banues në Breme, Gjermani, sepse në këtë konflikt, ka goditur me sende të forta shtetasin D.G., 54 vjeç, banus në Prishtinë si dhe shtetasin A.G., 26 vjeç, banus në Obiliq Kosovë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë. Neni 130/a/1, 89 Kodit Penal.
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...
Rasti “Banjska”- Dëshmitari nga Shkupi thotë se dëgjoi të sh...
Howard: Pulisic mund të bëhet Salah ose De Bruyne i radhës n...
Dua Lipa uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës