Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani është betuar këtë të shtunë përpara parlamentit, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin e tij të dytë në krye të Republikës Islamike.
Në ceremoninë solemne, e hapur nga kryetari i Parlamentit Ali Larijani, është dëgjuar himni kombëtar dhe janë recituar vargje të Kur’anit.
Në të kanë qenë të pranishëm mbi 100 delegacione nga vende të huaja, mes të cilëve edhe 8 krerë shtetesh.
Në fjalimin e tij, Rouhani ka vendosur linjat që do të ndjekë qeverisja e tij e ardhshme, duke veçuar mbrojtjen e interesave kombëtare.
Ai i është referuar gjithashtu marrëveshjes bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar Uashingtonin se nuk po respekton detyrimet e tij.
“Në këtë drejtim, Irani nuk do ta shkelë kurrë marrëveshjen, por nuk do të rrijë i heshtur përpara shkeljeve të Shteteve të Bashkuara, të lidhura me politikën ilegale dhe joefikase të sanksioneve dhe kërcënimeve, të cilat i kanë treguar mbarë botës se Uashingtonit nuk i zihet besë”, ka deklaruar Rouhani.
Rouhani doli fitues në zgjedhjet e muajit maj përballë kundërshtarëve të linjës së ashpër, duke siguruar 57 për qind të votave.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit