Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe subjektet politike po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 qershor, përderisa këtyre të fundit i mbeten edhe tetëmbëdhjetë ditë që kur përfundon koha për aplikim në KQZ.
22 gushti është data e fundit kur subjektet politike do të vendosin nëse do t’i hynë garës për zgjedhjet lokale si të vetme apo në koalicion.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale është 22 gushti.
“Pra, deri në këtë datë subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale”, tha ai.
Sipas tij, deri më tani në KQZ nuk ka ndonjë aplikim të përmbyllur.
“Sigurisht se ka pasur interesim lidhur me kushtet të cilat duhet të plotësohen për të aplikuar”, tha Elezi.
Ai shtoi se përgatitjet për zgjedhjet lokale janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...