Pas 10 vitesh, pas vijimit të katër shkollave mjeksore dhe pas jetesës në 21 shtëpi të ndryshme, Tirej Brimo, refugjati që u largua nga lufta në Siri, realizoi ëndërrën e tij për t’u bërë mjek.
Duke qenë vetëm 10 muaj larg diplomimit me një diplomë mjekësore në një universitet në Aleppo, Brimo u detyrua të largohej nga atdheu në vitin 2012 për shkak të luftës, duke përshkuar Lindjen e Mesme përpara se të arrinte në Britani në vitin 2013, transmeton portali arbresh.info
Javën e kaluar ai ia doli që të diplomonte në Universitetin e Londrës, pasi u refuzua të vijonte shkollimin nga disa Universitete tjera.
“Lufta mund të marrë gjithçka prej jush, përveç pasioneve tuaja dhe dashurisë. Unë kam refuzuar të heq dorë nga ëndërra ime dhe më në fund ia dola, duke hedhur poshtë padrejtësitë e jetës”, ka thënë ai për Reuters.
Ai ka shtuar se kur je në statusin e refugjatit e kupton vlerën dhe atributet që ka një mjek.
Brimo shpreson që t’i shërbejë njerëzimit kudo që do të ndodhet.
Ai është uruar edhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan./Arbresh.info
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë