Debutimi televiziv i Ermal Mamaqit me ‘Xing’ në televizionin Klan ishte goxha i suksesshëm në fillim të sezonit.
Humoristi kishte përqindjen dërmuese të audiencës me risinë që solli të Shtunave por edhe programin e dobët të kanaleve konkurente, Top Channel dhe Vizion Plus.
Gjërat ndryshuan në mes të rrugës kur Arbana Osmani nisi programin ‘Dua të të bëj të lumtur’ e më pas ‘Big Brother’ që rindanë tortën e audiencës.
Relacioni me rivalen ishte marrë me humor teksa në një fotografi Ermali madje shihej duke e kapur për fyti kolegen.
E ‘ngacmimeve’ i është rikthyer sërish në videon e fundit të Arbanës e cila paralajmëron rikthimin në ekran me ‘Dua të të bëj të lumtur’.
‘Hë tani… prapë të shtunën e ke? hë shtrigë’ – ka deklaruar Mamaqi në postimin e bërë.
Mbetet të shihet nëse ndonjë ndërrim eventual i orarit të transmetimit në Top Channel do e ‘çlirojë’ Ermalin nga ky ‘makth’. /Prive
Një deklaratë e Haalandit pas ndeshjes me Realin, ngjallë re...
“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, thotë Rama
MPB e Maqedonisë së Veriut për protestën në Shkup: S’ka masa...
Jamie Vardy “Lojtar i Muajit” në Serie A
U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho
Dogana e Kosovës sekuestron rreth 300 mijë euro të padeklaru...