E mbani mend kur gjithë stadiumi i Hanoverit përshëndeti ish-mesfushorin kuqezi me një “Danke Lala” (faleminderit Lala)? Epo mirënjohja e klubit gjerman për ish-kapitenin tonë nuk ka fund. Po, sepse gjermanët dinë të vlerësojnë kontributin e jashtëzakonshëm të një futbollisti që luajti atje për më shumë se një dekadë.
Ditën e çeljes së sezonit të ri, më 11 gusht, sipas traditës, skuadrat gjermane paraqiten në fushë me të riun më të talentuar dhe me një prej ikonave të së shkuarës që ka lënë gjurmë për mirë në atë ekip. Hanoveri ka zgjedhur Lalën si ikonën e klubit dhe si shembullin që do të zgjedhin të rinjtë.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Lala dje për “Panorama Sport”, duke thënë se ndihet i nderuar për vlerësimin që ka klubi kundrejt tij. “Po, do të jem i ftuar special i klubit ditën e hapjes së kampionatit. Ishte një ndjesi fantastike, sepse vazhdoj të ndihem i vlerësuar për atë që kam dhënë te Hanoveri”, tha Lala./arbresh.info/
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...