Skënderbeu po bëhet gati për ndeshjen me Mlada Boleslav dhe trajnerit Daja i duhet të vendosë për formacionin që do të zbresë në fushën e blertë ditën e enjte në stadiumin “Elbasan Arena”.
Siç dihet, për këtë takim rikthehet mesfushori Sabien Lilaj, një lajm mjaft i mirë ky, ndërkohë që ka edhe një problem, pasi mbrojtësi nga Kosova, Bajram Jashanica ka ndjerë një shqetësim së fundmi dhe dje nuk është përgatitur me grupin, shkruan Sportal.al.
Sigurisht që kjo e shqetëson trajnerin Daja, por mjekët besojnë se Jashanica mund t’ia dalë të rikuperohet dhe të gjithë i kanë sy nga ai. Nëse nuk ia del, atëherë mund të tërhiqet Tefik Osmani në mbrojtje, ose t’i besohet një vend titullari Bruno Lulajt.
250-vjetori i pavarësisë, pasaportat e reja amerikane do të ...
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...