Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori i sigurimeve, që përfaqëson rreth 3 përqind të gjithsej aseteve të sistemit financiar, në mars 2017 shënoi rritje vjetore më të ngadalësuar prej 5.3 përqind.
“Një ndër kontribuesit kryesor në rritjen e aseteve të sektorit të sigurimeve ishte rritja e parave të gatshme të mbajtura në bankat komerciale, që ka pjesëmarrjen më të madhe në strukturën e aseteve të kompanive të sigurimit”, thuhet në raportin e Vlerësimit Tremujor të Ekonomisë të BQK-së, përcjell rtklive.
Sipas BQK-së, sigurimet jo-jetë, të cilat përfaqësojnë pjesën më të madhe të sektorit me 89.8 përqind të gjithsej aseteve, shënuan rritje vjetore prej 4.9 përqind. Ndërsa, sigurimet ‘jetë’, që përbëjnë pjesën e mbetur të aseteve, shënuan rritje vjetore prej 8.8 përqind.
“Deri në mars 2017, vlera e primeve të shkruara nga kompanitë e sigurimeve arritën vlerën prej 19.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 1.7 përqind. Struktura e primeve të shkruara kryesohet nga primet e sigurimit jo-jetë, të cilat përfaqësojnë 96.7 përqind të gjithsej primeve të shkruara. Vlera e realizuar e primeve të shkruara nga sigurimi jo-jetë arriti në 18.7 milionë euro në mars 2017, që tregon për një rritje vjetore prej 2.0 përqind. Ndërsa, vlera e primeve të shkruara nga sigurimi jetë arriti vlerën 641.5 mijë euro, duke shënuar një rënie vjetore prej 7.2 përqind”, ka njoftuar BQK-ja.
Dëmet e paguara nga sektori i sigurimeve, ku përfshihen dëmet e kompanive të sigurimit dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), shënuan rritje në 11.3 milionë euro në TM1 2017 (8.5 milionë euro në TM1 2016).
‘Rritja më e vogël e primeve të pranuara gjatë kësaj periudhe krahas rritjes më të lartë të dëmeve të paguara ndikoi në rritjen e raportit të gjithsej dëmeve të paguara ndaj primeve të shkruara”, thuhet në raportin e Vlerësimit Tremujor të Ekonomisë të BQK-së.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...