Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shpërthyer kundër Kinës, duke thënë se ‘ata nuk po bëjnë asgjë në lidhje me Korenë Veriore’.
“Ata nuk po bëjnë asgjë për ne në lidhje me Korenë e Veriut, thjesht vetëm po flasin. Ne nuk do të lejojmë që kjo situatë të vazhdojë”, tha Trump, duke shtuar se Pekini ‘duhet të gjejë një zgjidhje’, transmeton portali arbresh.info
Deklarata e Trump vjen dy ditë pas testimit të raketës ndërkontinentale, e cila sipas liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, mund të godasë secilin qytet në SHBA.
Testi i parë i raketës ndërkontinentale është kryer me 4 korrik.
Deklaratat e fundit tregojnë për një ndryshim të dukshëm të Trumpit ndaj Kinës./Arbresh.info
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...