Dua Lipa është një ndër këngëtarët shqiptare më të suksesshme të momentit në arenën ndërkombëtare.
Para tre javëve solli këngën më të re të titulluar “New Rules”, i cili po arrin suksese duke u parë deri më tani mbi 47 milionë herë në YouTube.
Por, jo vetëm kjo këngë i ka sjell suksese Dua, pasi që fundi ajo ka marrë një ftesë prej bendit të mirënjohur britanik të rokut “Coldplay”.
“Jam shumë e emocionuar t’iu njoftoj se do t’i bashkohem turneut të Coldplay në Brazil dhe Argjentinë gjatë muajit nëntor! Shihemi atje”, ka njoftuar Dua.
Ndryshe, këngëtarja ditë më parë ka publikuar edhe datat e koncerteve që do t;i mbajë anembanë Anglisë.

Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother