Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit të Gareth Bale nga Real Madridi.
Spekulimet janë të forta që Mbappe tashmë mund të konsiderohet lojtar i Real Madridit.
Kjo do të thotë më pak minutazh për Gareth Bale dhe gazetarëve nuk ka mundur t’u shpëtojë ky detaj pa e pyetur strategun portugez në një konferencë për shtyp në përgatitjet parasezonale që United po i zhvillon në SHBA.
Ai tërthorazi pranon se ka nevojë për një lojtar si ai, edhe pse nuk përmend emrin e tij.
“Unë jam shumë i kënaqur me ekipin, por do të doja që të kem edhe dy lojtarë të tjerë në skudër. Një prej atyre duhet të më japë më shumë opsione dhe të baraspeshojë mesfushën dhe një tjetër më shumë sulmues, që luan në të dy krahët dhe më jep më shumë opsione në sulm”.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...