Zëvendës drejtori i misionit të USAID-it Mike de la Rosa, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, do t’u bashkangjitet fermerëve me rastin e ditës së hapur fushore për bimë mjekësore dhe aromatike.
Ky eveniment është paraparë të mbahet sot në Qendren e grumbullimit Agroshqiponja në Malishevë.
Agroshqiponja ka një dekadë përvojë në fushën e mbledhjes së produkteve pyjore jo-drunore (PPJD) dhe kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA).
USAID-i, përmes programit të tij Bujqësia për Zhvillim dhe Mundësi Rurale (AGRO), i akordoi Agroshqiponjës një grant për kultivimin e gjashtë llojeve të ndrshme të BMA (mullaga e zezë, kumaku, lule misri i kuq dhe i kaltërt, origanoja dhe balsami i limonit) në bashkëpunim me 50 gra kultivuese në gjashtë komuna të ndryshme.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...