Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë sot se xhaminë e madhe në lokacionin afër Postës në Prishtinë do ta financoj dhe ndërtoj Bashkësia Islame Turke dhe se ajo do të kushtoj nga 35 deri në 40 milionë euro.
Ahmeti, gjatë debatit në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës në lidhje me këtë xhami ka thënë se nuk do të ketë kthim zero e as anulim konkursesh në këtë proces, shkruan arbresh.info.
“Askush nuk po e diskuton se a duhet të ndërtohet, debati është i përfunduar, xhamia do të ndërtohet mirëpo është mirë që BIK ta prezantoj projektin para Asamblesë. Nuk ka kurrfarë arsye ta lëvizim, unë po mendoj që ka hapësira më të mëdha megjithatë këta kanë insistuar në këtë lokacion”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka bërë të ditur se janë disa kërkesa nga BIK-u në lidhje me xhaminë që duhet diskutuar siç është çështja e ndërtimit të lokaleve në ndërtesën e saj e prej të cilave do të paguhej mirëmbajtja e saj dhe ndërtimi i parkingjeve nëntokësore./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1492205390844548/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...